Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Shoqëri patriarkale”, reagime të ndryshme pas propozimit për martesë që grimeri shqiptar i bëri partnerit (VIDEO)

NULL NULL
30.07.2026 14:32

Make-up artisti me origjinë shqiptare, Kevin Kodra, i cili jeton dhe zhvillon karrierën e tij në Toronto të Kanadasë, ndau së fundmi një lajm nga jeta private.

Ai i ka propozuar për martesë partnerit të tij, Christian Schiavone, gjatë një momenti romantik në Cefalu të Siçilisë, Itali.

Elton Tozaj i ftuar në emisionin “Kosova Today” tha se si shoqëri shqiptarët jetojnë për të tjerët dhe se kanë tendencë të mos i pranojnë për shkak të opinionit publik.

“Shoqëria patriarkale, e dimë shumë mirë që në sytë e opinionit publik, ne thellë brenda vetes tonë i pranojmë. Kemi pranuar personazhe nëpër reality-shoë në ekrane, kemi kolegët, ne jetojmë dhe bashkëjetojmë me ta, por në sytë e publikut ne si gjithmonë jetojmë për sytë e komshiut dhe kemi maninë për t’i gjuajtur, për të hedhur baltë”, tha ai.

Në anën tjetër, psikologia Afërdita Syla deklaroi se jo vetëm shqiptarët nuk pranojnë grupet e komunitetit dhe paragjykojnë ato, por sipas saj, kjo ndodh edhe në shoqëri të tjera.

“Së pari më vjen keq për ndjenjën e inferioritetit që kemi gjatë gjithë kohës që jemi shqiptarë. Paragjykimet dhe polemika ka jo vetëm në vendin tonë, por në çdo vend të botës, këtu nuk kisha dashtë me vu theksin vetëm te shoqëria jonë”, tha Syla.

Kurse, Besa Mahmuti deklaroi se homoseksualiteti ka ekzistuar edhe në periudha të tjera historike dhe se sipas saj, familja tradicionale nuk cenohet nga komuniteti.

“Nuk është që tash është shpik të jesh gay… Që sa kohë kanë ekzistu, nuk është cenuar familja, familja tradicionale po vazhdon me jetu tradicionalisht”, tha ajo.

 

lajme të ngjashme