Sot varrosen nëna me dy fëmijët që vdiqën tragjikisht në Shkodër NULL NULL 30.07.2026 13:25 30.07.2026 13:25 Një tragjedi ndodhi dje në Shkodër ku mbetën të vdekur një nënë 24 vjeçare bashkë me dy fëmijët e saj të moshave 3 dhe 1 vjeç. Viktimat do të varrosen sot në varrezat e Domnit në orën 15:00. Sipas raportimeve të mediave shqiptare familja ishte kthyer për të rinovuar një banesë e cila ishte e pabanueshme. Bashkëshorti i të ndjerës së bashku me vjehrrin e saj në momentin kritik kishin shkuar në dyqan në afërësi të vendit të ngjarjes. Dyshohet se shkaku i zjarrit ishte shpërthimi i një bombole gazi.