Sulmohet me armë ekipi i KRU Mitrovica, i dyshuari në arrati NULL NULL 29.07.2026 16:49 29.07.2026 16:49 Ekipi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” është sulmuar me armë nga një person, derisa ishin duke i inspektuar lidhjet ilegale. Incidenti ka ndodhur në fshatin Pantinë të Vushtrrisë. Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës Valon Preteni. Ai deklaroi se i dyshuari është në arrati. “Personi në fjalë dyshohet për disa vepra “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Mbajtje e paautorizuar e armës dhe përdorim i armës”, deklaroi Preteni. Kërkimet për kapjen e të dyshuarit po vazhdojnë edhe më tutje nga autoritetet e sigurisë. Detajet e tjera do të zbulohen më vonë.