Haxhiu vlerëson punën e institucioneve pas konfirmimit të varrit masiv në Kalludër NULL NULL 29.07.2026 13:51 29.07.2026 13:51 Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur lajmin për konfirmimin e gjetjes së varrit masiv në fshatin Kalludër të Zubin Potokut. Ajo e ka cilësuar këtë si një zhvillim të rëndësishëm në përpjekjet për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me forcë gjatë luftës. Haxhiu përmes një postimi në Facebook vlerësoi angazhimin dhe punën profesionale të institucioneve të përfshira në proces, përfshirë Policinë e Kosovës, Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur, Prokurorinë dhe institucionet e tjera të drejtësisë dhe sigurisë. Ajo theksoi se rasti po trajtohet me përkushtim dhe përgjegjësi, ndërsa garantoi mbështetjen e saj të plotë për të gjitha fazat e procesit. Ky proces do ta ketë përkrahjen time të plotë, nga vlerësimi i gjithanshëm i lokacionit, zhvarrimi dhe ekzaminimet mjeko-ligjore, e deri te identifikimi i plotë i viktimave, gjithmonë në përpjekje për t’iu përgjigjur të drejtës së familjeve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre”, tha Haxhiu.