Zyrtare: Gvardiol rinovon kontratën me Manchester Cityn NULL NULL 28.07.2026 14:23 28.07.2026 14:23 Manchester City ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me mbrojtësin kroat Josko Gvardiol, i cili tashmë do të jetë pjesë e klubit anglez deri në qershor të vitit 2031. Marrëveshja e re ishte arritur që në muajin qershor, ndërsa tashmë është firmosur zyrtarisht, kontrata e re parashikon edhe një rritje të konsiderueshme të pagës për 24-vjeçarin, transmeton Klankosova.tv. 🚨🇭🇷 Official, confirmed since June. Joško Gvardiol has signed new long term deal at Manchester City. The agreement is now valid until June 2031 and includes a salary rise for the defender, untouchable for Man City. 🩵 pic.twitter.com/H9lXjmrJux — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 28, 2026 Drejtuesit e Cityt e konsiderojnë Gvardiolin një nga shtyllat kryesore të projektit afatgjatë të klubit dhe nuk kanë pasur asnjëherë synim ta nxjerrin në shitje. Me kontratën e re deri në vitin 2031, Manchester City siguron vazhdimësinë e një prej mbrojtësve më të vlerësuar në futbollin evropian.