Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kuvendi i LDK-së, çka e pret të enjten partinë? (VIDEO)

NULL NULL
28.07.2026 13:42

Të enjten, Kuvendi i Përgjithshëm i LDK-së pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e partisë.

Në emisionin “Kosova Today”, opinionisti Azdren Shala tha se thelbi i kësaj mbledhje, sipas tij, është nëse do mbetet apo jo, Lumir Abdixhiku kryetar i LDK-së, transmeton Klankosova.tv.

“Nëse nuk mbetet ky, LDK hyn në një proces tjetër, me zgjedh një kryetar tjetër, që do pak kohë, e që i bie me dështu komplet në atë pikë [marrëveshje të mundshme me VV-në për krijimin e institucioneve]”, u shpreh Shala në Klan Kosova.

Ndryshe nga Shala, situatën në LDK e sheh opinionisti Zejnullah Jakupi.

“Unë dua që Kosova t’i ketë institucionet, dhe LDK-ja edhe Abdixhiku me Vjosën e kanë një mundësi, edhe duhet të përkrahet nga elektorati, dhe në këto momente historike LDK do të forcohet”, u shpreh Jakupi në “Kosova Today”.

Ndërkohë, opinionisti Vullnet Krasniqi thotë se Abdixhiku, sipas tij, e ka kuptuar që nuk e ka përkrahjen e dikurshme brenda LDK-së.

lajme të ngjashme