I bie të fikët gjatë peshëngritjes, rikthehet dhe fiton medalje NULL NULL 28.07.2026 13:36 28.07.2026 13:36 Peshëngritësi anglez Chris Murray ka përjetuar momente dramatike gjatë finales së kategorisë deri në 79 kilogramë në Lojërat e Komonuelthit, por pavarësisht incidentit arriti të sigurojë medalje. Murray, kampion i artë në Birmingham katër vite më parë, u rrëzua pasi humbi ndjenjat gjatë tentativës për të ngritur 174 kilogramë, raporton The Sun, transmeton Klankosova.tv. Ai arriti të mbështetej te shufra dhe të shmangte një rënie më të rëndë, ndërsa stafi i sigurisë ndërhyri menjëherë për ta mbrojtur nga kamerat. Pas vetëm pesë minutash, 27-vjeçari u rikthye në platformë dhe realizoi me sukses ngritjen prej 174 kilogramësh, duke kaluar përkohësisht në vendin e parë. Komentatorët theksuan se Murray ishte në gjendje të mirë dhe se incidenti erdhi si pasojë e mungesës së oksigjenit për një moment. Në fund të garës, dy rivalë e kaluan në renditje, por anglezi arriti të fitojë medaljen e bronztë. “Po largohem pa dhimbje, pa lëndime dhe mezi pres bllokun tjetër”, tha Murray pas garës. Medalja e artë shkoi për malajzianin Erry Hidayat Muhammad, ndërsa vendi i dytë për indianin Ajaya Babu.