Sekuestrohen dokumente të dyshuara te Dheu i Bardhë, një person nën hetime NULL NULL 28.07.2026 09:26 28.07.2026 09:26 Në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë, gjatë kontrollit të një automjeti në hyrje të Kosovës, policia ka gjetur një numër dokumentesh që i përkisnin personave të tjerë, ndërsa drejtuesi i automjetit është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt hetimore. Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:15. Gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga një i dyshuar, shtetas i Kosovës, zyrtarët policorë kanë sekuestruar dokumente të ndryshme, përfshirë certifikata të lindjes, certifikata të shtetësisë të lëshuara nga Serbia, certifikata të martesës të lëshuara nga Serbia, kopje të letërnjoftimeve të Republikës së Kosovës, si dhe vendime të ndryshme të gjykatave të Serbisë, transmeton Klankosova.tv. Lidhur me rastin është iniciuar hetim për veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”. I dyshuari është intervistuar nga hetuesit, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetimet për rastin janë në vazhdim.