Pse mizat ulen gjithmonë te disa njerëz? NULL NULL 28.07.2026 09:11 28.07.2026 09:11 Nëse keni vënë re se mizat ulen vazhdimisht mbi disa njerëz, ndërsa të tjerët i shmangin, shkenca ka një shpjegim. Sipas studimeve, mizat tërhiqen nga era e trupit, djersa dhe dioksidi i karbonit (CO₂) që njeriu nxjerr gjatë frymëmarrjes. Personat që djersijnë më shumë ose kanë temperaturë më të lartë trupore mund të jenë më tërheqës për këto insekte. Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu se bakteret që jetojnë natyrshëm në lëkurë krijojnë një aromë unike për çdo person. Pikërisht kjo aromë bën që disa njerëz të jenë më “magnet” për mizat sesa të tjerët, transmeton Klankosova.tv. Një tjetër faktor është prania e kripërave dhe përbërësve të tjerë në djersë, të cilët mizat i përdorin si burim ushqimi. Ekspertët theksojnë se kjo nuk lidhet domosdoshmërisht me higjienën personale. Edhe njerëzit që kujdesen për pastërtinë mund të tërheqin më shumë mizat për shkak të përbërjes natyrale të trupit dhe aromës së lëkurës.