Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmi ndaj tri grave në Paris, sulmuesi bërtiti “Allahu më urdhëroi”

NULL NULL
27.07.2026 18:01

Tri gra mbetën të plagosura pas një sulmi me thikë që ndodhi sot në Parisit, pranë Gjykatës së Parisit, në zonën Porte de Clichy.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, i dyshuari, i cili ishte i armatosur me dy thika kuzhine, sulmoi viktimat në trotuar.

Njëra nga të plagosurat raportohet të jetë shtatzënë, raporton New York Post, transmeton Klankosova.tv.

Dëshmitarët thanë se I dyshuar bërtiti se ishte “i urdhëruar nga Allahu” gjatë sulmit.

Policia franceze ndërhyri në vendin e ngjarjes dhe arrestoi të dyshuarin.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet e sulmit, ndërsa deri më tani nuk kanë konfirmuar zyrtarisht nëse rasti po trajtohet si akt terrorist.

Gjendja shëndetësore e të plagosurave nuk është bërë e ditur.

Tri gra theren më thikë në Paris, njëra prej tyre shtatzënë

lajme të ngjashme