Gvardiol rinovon kontratën me Manchester Cityn, marrëveshja deri në vitin 2031 NULL NULL 27.07.2026 09:44 27.07.2026 09:44 Josko Gvardiol pritet të përfundojë sot të gjitha procedurat zyrtare me Manchester Cityn për prezantimin e kontratës së re. Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, marrëveshja mes mbrojtësit kroat dhe klubit anglez ishte arritur që në muajin qershor, ndërsa tash do të finalizohen edhe detajet e fundit, përfshirë aktivitetet mediatike për njoftimin zyrtar, transmeton Klankosova.tv. 🚨🩵 Josko Gvardiol will complete all formal steps today including media stuff with Manchester City to unveil his new contract. The agreement done since June will be valid until summer 2031 with a salary increase. pic.twitter.com/X0bxjfNyoJ — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 27, 2026 Kontrata e re e Gvardiolit do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2031, ndërsa lojtari do të përfitojë edhe rritje të pagës. Manchester City e sheh mbrojtësin kroat si një pjesë të rëndësishme të projektit afatgjatë dhe me këtë marrëveshje siguron vazhdimësinë e një prej mbrojtësve më të talentuar në futbollin evropian.