Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Kthehu” ringjallet pas gati 20 vitesh, Eliza Hoxha dhe Yll Limani elektrizuan skenën

NULL NULL
27.07.2026 08:42

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, dikur këngëtare, Eliza Hoxha ka ndarë një mesazh falënderues dhe vlerësues për Yll Limanin, pas pjesëmarrjes së saj në koncertin e tij.

Hoxha e përshkroi mbrëmjen si “magjike”, duke theksuar se, ndonëse për Yllin skena të tilla janë bërë të zakonshme, për të ishte një rikthim plot emocione pas 20 vitesh.

Ajo tha se e kishte të pamundur të refuzonte ftesën e artistit, duke përmendur njohjen e hershme me të, vlerësimin për punën dhe profesionalizmin e tij, si dhe përkushtimin e të gjithë ekipit që qëndron pas organizimit të spektaklit, transmeton Klankosova.tv.

“U ndjeva shumë krenare për një gjeneratë të re që industrinë e muzikës e kupton dhe e kultivon me standarde botërore, ashtu si i ka hije”, shkroi Hoxha në Facebook.

Në fund, ajo falënderoi Yll Limanin për mundësinë që të ndanin skenën së bashku dhe e mbylli me fjalët: “Jam shumë krenare me ty! Shkëlqefsh përherë!”

lajme të ngjashme