Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mungesa e ndriçimit publik dhe qentë endacakë shqetësojnë prizrenasit (VIDEO)

NULL NULL
27.07.2026 07:39
Foto nga Prizren Press

Mungesa e ndriçimit publik dhe qentë endacakë janë ndër problemet kryesore në të cilat hasin qytetarët e Prizrenit.

Gazetari korrespodent i Klan Kosova, Nuhi Salihu tha në emisionin “Ora Shtatë” se hall për qytetarët janë fëmijët e vegjël që mund të përballen me qentë endacakë ndërsa mungojnë dritat, transmeton Klankosova.tv.

“Situata më e rënduar sa i përket mungesës së ndriçimit publik dhe pranisë së madhe së qenve endacakë është në rrugën ‘Saranda’, ku shumë qytetarë më kanë njoftuar se po hasin në probleme të mëdha sa i përket sigurisë së tyre, por në radhë të parë të fëmijëve”, u shpreh Salihu në Klan Kosova.

Ai shtoi se qytetarët kanë shprehur shqetësime edhe për sulm nga qentë endacakë, sidomos gjatë natës.

lajme të ngjashme