Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zona Industriale: Aksident i rëndë, tre të lënduar (VIDEO)

NULL NULL
26.07.2026 20:39

Gjurmët e mbetura tregojnë se aksidenti nuk ishte i vogël.

Dy automjetet u ndeshën në hyrje të kryeqytetit nga drejtimi i Fushë Kosovës, por si ndodhi përplasja në mes tyre nuk dihet ende.

Por, ajo që dihet është se nga kjo përplasje pati edhe të lënduar dhe u dëmtua sinjalistika rrugore për çka u krijuan edhe kolona të gjata.

Pas pranimit në institucionin shëndetësor, të lënduarve u janë kryer ekzaminimet laboratorike dhe radiologjike, derisa më pas janë liruar për në shtëpi. Rreth 3 orë më vonë veturat u larguan nga vendi, por pjesët e mbetura ishin të shumta.

Bile për këtë reaguan edhe vozitësit që kaluan andej pari. Andaj edhe apeluan për disiplinë në trafik.

Meqë deri në mesditë mbetjet nga aksidenti nuk i pastroi askush, këtë punë e filloi njëri para dyqanit të tij.

lajme të ngjashme