Dyshimi i kamenicasve: Gypat e vjetër s’po ndërrohen me të rinj (VIDEO) NULL NULL 26.07.2026 20:38 26.07.2026 20:38 Për ujin që u deportoi disa herë nëpër shtëpi në Koretin të Kamenicës, banorët fajin e gjuajtën tek kanalet skaj rrugës. Disa gypa janë pastruar, e disa të tjerë ende jo. Megjithatë, nëse këta do të zëvëndësohen me gypa krejt të ri, nuk dihet, anise komuna nisi një projekt enkas për këtë. Kjo meqë banorët e kësaj ane po pretendojnë se këtu po synohet të vendosen rrathë betoni të vjetër, e madje edhe më përmasa gjerësie të ngushta. Mendimin se të njëjtit janë më të vegjël, thonë se veç po ua forcojnë ata që i solli këtu kompania. Kësisoji thonë se nuk u veprua tek një mahallë tjetër disa metra larg tyre. Për këtë lypën arsyetim nga komuna. Krejt këto akuza të banorëve i hodhën poshtë nga Komuna e Kamenicës që bënë më dije se aktualisht projekti është në zhvillim e sipër ndaj u tha se do të shihet nese operatori ka bërë diçka jashtë kontratës. Menaxherja e marrëveshjes, Vjollca Kryeziu, Klanit i tha se do t’i verifikojë pretendimet e banorëve dhe do të shikohet tutje. Sipas saj, kontrata nuk parasheh që mund të përdoren gypat e vjetër.