Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lamallari: Orë të vështira për shkak të vatrave të zjarrit në Vlorë dhe zonat përreth

NULL NULL
26.07.2026 19:09

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Besfort Lamallari ka publikuar pamje nga përpjekjet e vazhdueshme për shuarjen e zjarreve në një pyll të afërsi të Vlorës.

Ai ka shkruar se kanë qenë orë të vështira në Vlorë për shkak të vatrave të zjarrit në Pyllin e Sodës dhe në disa zona të tjera.

“Ndjekim në çdo çast situatën në koordimin me të gjitha strukturat në terren që po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Falënderoj çdo punonjës që po përballet me këtë situatë të vështirë me profesionalizëm dhe përkushtim.”, ka shkruar ai.

Ai ka shprehur mirënjohje edhe për strukturat lokale dhe banorëve për angazhimin.

“Prioriteti ynë mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve, e banesave dhe e pasurisë natyrore. Do të vazhdojmë të jemi në terren deri në normalizimin e plotë të situatës.”, ka thënë Lamallari. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme