Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përplaset kamioni që po transportonte një veturë të prishur në rrugën Librazhd-Elbasan

NULL NULL
26.07.2026 18:15

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në rrugën Librazhd-Elbasan, ku një kamion që po barte një automjet është përfshirë në një incident.

Sipas informacioneve të para, mjeti kishte dalë për të marrë një veturë, e cila dyshohet se kishte pësuar një defekt të rëndë gjatë qarkullimit në këtë aks rrugor.

Gjatë transportimit të saj, kamioni është përfshirë në aksident, duke krijuar pengesë dhe rrezik për pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Fatmirësisht, nga ky aksident nuk raportohet për persona të lënduar. Dëmet e shkaktuara, sipas të dhënave paraprake, janë vetëm materiale.

Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura. Autoritetet pritet të kryejnë hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes./TCh

lajme të ngjashme