Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krerët e shtetit bëjnë homazhe pranë Lapidarit të Policëve të rënë

NULL NULL
26.07.2026 10:13

Policia e Kosovës ka organizuar sot një varg aktivitetesh për shënimin e Ditës Memoriale të Zyrtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës, në nderim të sakrificës dhe kontributit të tyre për sigurinë dhe rendin në vend.

E krerët e shtetit, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, drejtori i policisë, Gazmend Hoxha, dhe ministra të tjerë në detyrë, bënë homazhe pranë Lapidarit të Policëve të rënë, në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë fjalës së tyre, Haxhiu dhe Kurti nderuan policët e rënë në krye të detyrës, ndërsa theksuan se sot Kosovës është më e fortë, për shkak se, siç thanë ata, Policia është më e fortë.

lajme të ngjashme