Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident në Mitrovicë të Veriut, shoferi humb kontrollin mbi veturën

NULL NULL
26.07.2026 08:46
Foto ilustruese

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të së shtunës në rrugën “Isa Boletini” në Mitrovicë të Veriut.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 04:30, kur një i dyshuar, teksa ishte duke lëvizur me veturë, dyshohet se për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka goditur anësoret e rrugës.

Përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Rr. Isa Boletini, Mitrovicë Veri / 25.07.2026 – 04:30. Raportohet se i dyshuari m/k derisa ka qenë duke lëvizur me veturë nga mospërshtatja e shpejtësisë, humb kontrollin mbi veturën dhe godet anësoret. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”.

lajme të ngjashme