E rëndë në Fushë Kosovë: Vdes një person, dyshohet se u ngufat nga ushqimi NULL NULL 26.07.2026 08:30 26.07.2026 08:30 Një rast i rëndë është shënuar pasditen e së shtunës në Fushë Kosovë, ku një person dyshohet se ka vdekur pas ngufatjes nga ushqimi. Sipas policisë, viktima ishte dërguar në QKUK pasi dyshohet se gjatë ngrënies së ushqimit i kishte ngecur një copë në fyt, duke i shkaktuar vështirësi në frymëmarrje, transmeton Klankosova.tv. Ndërkohë, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e të njëjtit. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion.