Plagosja në Vushtrri: Katër persona shoqërohen në polici, i dyshuari në kërkim NULL NULL 23.07.2026 17:15 23.07.2026 17:15 Katër persona janë shoqëruar në polici, pas plagosjes së një personi këtë të enjte në Vushtrri. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për Klankosova.tv se katër të shoqëruarit dyshohet se ishin pjesëmarrës në ngjarje. Ndërkohë, sipas Zahitit, i dyshuari për plagosjen është ende në arrati dhe po vazhdojnë kërkimet për kapjen e të njëjtit. Nga ana tjetër, i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur veprimet operative dhe hetimore për zbardhjen e rastit. E FUNDIT| Plagoset me armë zjarri një person në Vushtrri