Vrasja aksidentale në Deçan: Ky është viktima, djali në pranga NULL NULL 23.07.2026 15:40 23.07.2026 15:40 Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në oborrin e një stani në Bjeshkët e Strellcit, në Komunën e Deçanit. Sipas informacioneve të siguruara nga Klan Kosova, një i ri ka vrarë aksidentalisht babanë e tij. Bëhet fjalë për Erdonit Hasanramajn, ndërsa viktima është Shpend Hasanramaj, raporton Klankosova.tv. Policia ka konfirmuar për redaksinë se në lidhje me rastin është sekuestruar edhe një armë zjarri, ndërsa i dyshuari, djali i viktimës, është arrestuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:43. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se prokurori i shtetit dhe njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e këtij rasti tragjik. “Po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, deklaroi Nikçi. Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata. Vrasja tragjike në Deçan, arrestohet i dyshuari