Prokuroria deklarohet për ngjarjen tragjike në Deçan: Po hetohen rrethanat NULL NULL 23.07.2026 15:16 23.07.2026 15:16 Prokuroria Themelore në Pejë është deklaruar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur të enjten në Bjeshkët e Strellcit, ku një person ka privuar nga jeta babanë e tij. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se prokurori i shtetit dhe njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore. “Po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, deklaroi Nikçi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:43 në oborrin e një stani në Bjeshkët e Strellcit. Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet se vdekja ka ndodhur aksidentalisht, megjithatë autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit. Klani sjellë detajet: I biri e privoi nga jeta prindin në oborrin e një stani në Strellc