Qeveria ‘pajtohet’ me Sindikatën e Arsimit, ministri Çeku i pret Jasharin dhe Ymerin NULL NULL 22.07.2026 14:47 22.07.2026 14:47 Pas përlasjeve të vazhdueshme Qeveri-SBAShK që disa vite, sot erdhi takimi i parë mes tyre. Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jashari dhe nënkryetari Ymer Ymeri, kanë vendosur sot t’i shkojnë në takim ministrit në detyrë të Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, pas katër vitesh. Gazetari i Klan Kosovës, Kastriot Tahiri ka raportuar se ky është takimi i parë mes ministrit Çeku dhe përfaqësuesve të SBASHK-ut pas katër vitesh, pasi që nga viti 2022 nuk ishte zhvilluar asnjë takim ndërmjet palëve. Gjatë takimit ministri Çeku ka kërkuar që, prej tani e tutje, të ketë bashkëpunim mes Ministrisë dhe Sindikatës. Diskutimet mes tyre, sipas burimeve, kanë zgjatur rreth një orë. /Klankosova.tv