“Ah bre Shaban, pse më le”, dhimbja e vëllait pas vdekjes së policit nga Prizreni NULL NULL 22.07.2026 13:19 22.07.2026 13:19 Vdekja e zyrtarit të NJRSh-së, Shaban Hajdari, ka lënë në pikëllim të thellë familjen, miqtë dhe kolegët e tij. 35-vjeçari nga Prizreni, i cili u gjet i pajetë pranë varrezave të fshatit Morinë në Kukës, është kujtuar me dhimbje nga vëllai i tij, Egzoni, përmes një postimi prekës në rrjetin social Facebook, raporton Klankosova.tv. “Ah bre Shaban, o krahu im i djathtë, pse më le?”, ka shkruar vëllai i të ndjerit, duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e tij. Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes tragjike të zyrtarit policor nga Prizreni janë ende duke vazhduar./Klankosova.tv Ky është polici i NJRSH-së që u gjet pa shenja jete në Kukës