Tronditëse në Gjermani: Djali vret babanë e tij, pediatrin e njohur NULL NULL 22.07.2026 12:24 22.07.2026 12:24 Një krim i rëndë ka tronditur qytetin e Dortmundit në Gjermani, ku policia gjeti të vdekur një burrë në shtëpinë e tij, i cili dyshohet se u vra nga djali i vet. Sipas gazetës gjermane Bild, viktima është Harald N., një pediatër i njohur në Dortmund, transmeton Klankosova.tv I biri 41-vjeçar u dorëzua vetë në Polici, ku e prani se e kishte privuar nga jeta të atin. Hetuesit po punojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e krimit. Trupi i viktimës do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, transmeton Klankosova.tv. Prokuroria pritet të vendosë sot nëse do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Harald N. jetonte i vetëm në shtëpinë e tij prej vitesh, pasi bashkëshortja e tij kishte vdekur në vitin 2019. Ai thuhet se kishte fituar respekt të madh për punën e tij dhe angazhimin në mbështetje të prindërve të fëmijëve të sëmurë me kancer. /Klankosova.tv