Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nxehtësia e verës, shëndeti mendor i fëmijëve: Shenjat që prindërit nuk duhet t’i injorojnë (VIDEO)

NULL NULL
22.07.2026 10:06

Temperaturat e larta gjatë verës mund të ndikojnë jo vetëm në lodhjen fizike të fëmijëve, por edhe në aspektin psikologjik.

Ndryshimi i rutinës gjatë pushimeve, mungesa e gjumit, qëndrimi i gjatë para ekraneve mund të sjellë irritim, ankth dhe vështirësi në menaxhimin e emocioneve.

Psikologia nga Shqipëria Marsela Lekli, tregoi në Programin e Mëngjesit në Klan Kosova rreth asaj se si ndikon kjo në shëndetin mendor të fëmijëve.

Lekli foli edhe rreth shenjave me të cilat manifestohet kjo.

“Manifestohet në forma të ndryshme, sepse komunikimi i familjarit me fëmijën është pak skeptik dhe pak jo shumë transparent. Duhet të jetë qasja e drejtpërdrejt me personin në fjalë për t’ia bërë të qartë sepse situata është e tillë tani sepse është vapa dhe janë kushtet që ne tani nuk mund të lëvizim”, tregoi ajo në Klan Kosova.

Ajo numëroi edhe çrregullimet që mund të sjellë nxehtësia.

“Çrregullime të sjelljes, emocionale, pagjumësia, mund të kenë shpërthime të herëpashershme”, deklaroi Lekli në Programin e Mëngjesit.

lajme të ngjashme