Çmimet e derivateve: Nafta 1 cent më shtrenjtë se dje NULL NULL 22.07.2026 09:36 22.07.2026 09:36 Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në Kosovë për ditën e sotme. Sipas njoftimit të MINT-it, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00, ndërsa për datën 22 korrik janë përcaktuar këto tarifa: “Nafta (dizel): 1.67 euro/litër, benzina: 1.48 euro/litër dhe gazi: 0.60 euro/litër”, thuhet në njoftimin e Ministrisë transmeton Klankosova.tv. MINT ka bërë të ditur se qytetarët, në rast të parregullsive apo ankesave lidhur me çmimet e derivateve, mund të drejtohen te institucionet përkatëse. Çmimet e publikuara nga MINT paraqesin kufirin maksimal që operatorët mund të aplikojnë në treg gjatë kësaj periudhe. Gjatë ditës së djeshme, çmimi maksimal i lejuar për shitje të naftës ishte 1.66, për benzinën 1.47, kurse gazi mbetet në çmimin e njëjtë. /Klankosova.tv