Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E dhimbshme: Ky është 61-vjeçari që vdiq pasi u rrëzua në ballkonin e shtëpisë në Viti

NULL NULL
21.07.2026 21:53

Nazim Pira është 61-vjeçari që vdiq pasi dyshohet se u rrëzua në dyshemenë e ballkonit të shtëpisë së tij në Pozheran të Vitisë.

Sipas njoftimit të KF Vllaznia Pozheran,  i ndjeri ishte ndër mbështetësit më besnikë të KF Vllaznia, transmeton Klankosova.tv.

“Në këto çaste të rënda, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Pira, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan. Urojmë që të gjeni forcë, durim dhe ngushëllim për ta përballuar këtë humbje të madhe”, u tha ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit.

Ngushëllime ka shprehur edhe Valmir Sahiti, kryetar i Rinisë Demokratike në Viti.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Pira nga Pozherani për humbjen e familjarit të tyre. Njëkohësisht, uroj shërim sa më të shpejtë për dy të lënduarit e tjerë nga stuhia e sotme”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, tha për Klankosova.tv se si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike, viktima dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur në dyshemenë e ballkonit të shtëpisë së tij, me ç’rast ka pësuar lëndime në kokë.

I njëjti me autoambulancë ishte dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, ku sipas mjekut kujdestar ishte konstatuar se është pa shenja jete.

E rëndë: Pas stuhisë rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë, vdes 61-vjeçari në Viti

lajme të ngjashme