Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zjarrfikësit largojnë një pjesë të fasadës që rrezikonte qytetarët në Fushë Kosovë

NULL NULL
21.07.2026 21:37

Zjarrfikësit si dhe Policia së Kosovës kanë bërë një intervenim në lagjen Dardania në Fushë Kosovë, ku është larguar një pjesë e fasadës së një objekti që paraqiste rrezik për qytetarët.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëvendëskomandanti i Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra, i cili bëri të ditur se intervenimi tanimë ka përfunduar.

Ai sqaroi se në vendin e ngjarjes nuk ka pasur zjarr, por zjarrfikësit kanë ndërhyrë vetëm për të larguar pjesën e fasadës që rrezikonte sigurinë e kalimtarëve.

Pas përfundimit të ndërhyrjes, zona është konsideruar e sigurt për qytetarët.

lajme të ngjashme