Erërat e forta rrëzojnë trafon elektrike në Suharekë NULL NULL 21.07.2026 19:02 21.07.2026 19:02 Foto nga Klan Kosova Moti i lig që ka përfshirë Kosovën këtë të martë ka shkaktuar dëme në disa komuna. Si pasojë e erërave të forta, dhe bazuar në pamjet e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, një trafo është rrëzuar në Suharekë. Sipas këtyre pamjeve, ekipet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta sanuar problemin. Ndërkohë, është raportuar se si pasojë e stuhisë është shkaktuar zjarr në Shirokë të Suharekës. Stuhia dyshohet se shkaktoi zjarr në Shirokë të Suharekës