Ngjarja tragjike në Istog: Gjyshi me mbesën humbën jetën në aksident (VIDEO) NULL NULL 20.07.2026 23:12 20.07.2026 23:12 Në Shushicë të Komunës së Istogut gjatë ditës së sotme, më saktësisht pas orës 15:00, nga Policia është raportuar se ka ndodhur një aksident mes dy veturave. Nga ky aksident, fatkeqësisht kanë humbur jetën dy persona, gjyshi Ramiz Qorraj, dhe mbesa e tij 12-vjeçare, transmeton Klankosova.tv. Gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani, në emisionin “Edicioni Special” bëri të ditur se vdekja e të miturës u konstatua në vendin e ngjarjes. Ndërkaq, 69-vjeçari u konstatua pa shenja jete pasi u dërgua në Emergjencën e Spitalit të Pejës. “Katër anëtarë të tjerë të familjes po ashtu kanë përfunduar të lënduar, ndërsa Klani merr vesh, i cili është edhe fëmijë, është nipi i viktimës, dhe është në gjendje më të rëndë. Dy nga të lënduarit janë liruar në shtëpi”, u shpreh Hasani. Nga policia është bërë e ditur se i dyshuari është ndaluar për 48-orë. /Klankosova.tv