Mijëra tifozë mblidhen në Madrid për të festuar NULL NULL 20.07.2026 21:39 20.07.2026 21:39 Spanja po feston fitimin e Kupës së Botës 2026, pasi në finalen e zhvilluar në “MetLife Stadium” mposhti Argjentinën me rezultat 1:0, falë golit të Ferran Torresit. Kampionët e rinj kanë mbërritur në Madrid, ku mijëra tifozë janë mbledhur për t’i pritur në sheshin “Cibeles”, ku është organizuar festa zyrtare për triumfin e “La Roja”, transmeton Klankosova.tv. 🤩 No cabe un alfiler en las calles de Madrid #VamosEspaña | #ReyesDelMundo pic.twitter.com/b4J2mQh5Tm — Selección Española Masculina de Fútbol (@SEFutbol) July 20, 2026 Autoritetet spanjolle presin pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra tifozëve në festimet e planifikuara. Ky është titulli i dytë botëror në historinë e Spanjës, 16 vjet pas triumfit të parë në Afrikën e Jugut në vitin 2010.