Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E dhimbshme: Një 12-vjeçar dhe një 69-vjeçar viktima të aksidentit tragjik në Istog

NULL NULL
20.07.2026 20:51
Foto nga Istogu Sot

Dy persona kanë humbur jetën këtë të hënë pas një aksidenti në fshatin Shushicë të Istogut.

Siç mëson Klankosova.tv, viktimat janë të moshave 12 dhe 69 vjeç.

Si pasojë e këtij aksidenti, edhe tre persona pësuan lëndime, ndërsa burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se dy janë në gjendje të rëndë, ku njëri prej tyre është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rasti i rëndë u konfirmuar për redaksinë edhe nga ana e Policisë së Kosovës.

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar  

lajme të ngjashme