Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kreu i veteranëve: Avdullahu i kërkon falje për kanosje Gucatit (VIDEO)

NULL NULL
20.07.2026 20:35
Foto nga Klan Kosova
Foto nga Klan Kosova

Për kanosjen që ia bëri virtualisht, u përballen sy me sy në gjykatore. Në këtë ballafaqim i akuzuari Eqrem Avdullahu e pranoi fajësinë se e kërcënoi Kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatin, raporton Klan Kosova.

E fatin e Avdullahut, sipas Gucatit, do ta kenë edhe të tjerë që e kërcënuan.

“Ky s’është i pari, do të thotë unë kam ngrit shumë padi, edhe të tjera padi që në ditët në vijim, tash janë të ardhura ato prej Gjermanie, prej Austrie, prej vendeve të ndryshme, të cilët e kanë fyer Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës edhe mu si person vetë, apo si kryetar i veteranëve të radhës së invalidëve të luftës”, tha ai.

Gjykata që e miratoi pranimin e fajësisë në seancën qe u mbajt të hënën në Gjykatën Themelore në Drenas, e caktoi 23 korrikun si datën kur do të shpallet aktgjykimi në këtë çështje.

Për më shumë, klikoni në kronikën e mëposhtme:

lajme të ngjashme