Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksidenti në Bllacë: Rruga e pakryer ua mori jetën tre kosovarëve (VIDEO)

NULL NULL
20.07.2026 20:22
Foto nga Klan Kosova
Foto nga Klan Kosova

Devijimi nga rruga dyshohet se ishte një nga shkaqet e aksidentit tragjik që u mori jetën çiftit Ejup dhe Xheneta Tërnava, si dhe familjares së tyre Fatmire Shabani, të cilën nga Vushtrria shkuan për ta marrë në Aeroportin e Shkupit.

Dyshimet çojnë edhe tek mungesa e sinjalistikave që tregojnë se në autostradën Bllacë-Shkup po kryhen punime.

Në vendin ku vetura doli nga rruga dhe ra, ende të hënën kanë mbetur gjurmë të aksidentit, përfshirë shenja të përplasjes dhe njolla gjaku.

Prej të shtunës pas orës 22:00, kur ishte edhe komunikimi i fundit i viktimave me familjarët, kush për fatin e tyre s’diti gjë. Andaj, thirrjet që s’iu përgjigj askush i shtynë të afërmit të lypin ndihmë nga organet e rendit të Maqedonisë së Veriut.

Ata fillimisht i raportuan si të zhdukur, e për orë të tëra u bë edhe kërkim për ta. Kur ato përfunduan e viktimat u identifikuan, lajmi iu shkoi edhe familjarëve që ishin qindra kilometra larg.

Kur pritet të bëhet varrimi i vushtrriasve nuk dihet ende, veç se ambasada kosovare në shtetin fqinj njoftoi se tashmë kanë nisur procedurat për kthimin e trupave në Kosovë.

lajme të ngjashme