Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

42 gradë nën hije: Shqipëria regjistron ditën më të nxehtë të vitit

NULL NULL
20.07.2026 19:52

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë këtë të hënë ka arritur kulmin. Sipas meteorologëve, termometri mesditën e sotme në Tiranë ka arritur 45 gradë në diell, duke shënuar ditën më të nxehtë të vitit.

Qarku me vlerat më të larta të të nxehtit është regjistruar në Berat, me 47 gradë në diell dhe 42 gradë në hije.

E marta, siç raporton tvklan.al, do të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave, por për shkak të lagështirës ato nuk do të ndihen, transmeton Klankosova.tv.

Nga e premtja ditët më të freskëta do të jenë më të theksuara. Madje pritet të ketë edhe rrebeshe shiu.

Për shkak të ndryshimeve klimatike, Shqipëria po regjistron ditë dhe net më të nxehta, duke bërë që përgjatë vitit të përsëriten episode të tilla përvëluese.

lajme të ngjashme