Breshëri në Istog: Qytetarët presin ndihmë nga Qeveria (VIDEO) NULL NULL 20.07.2026 19:07 20.07.2026 19:07 Qytetari Shefqet Gjocaj ka ndarë pamjet tronditëse të breshrit dhe fortunës në Istog, çka ka shkaktuar dëme të mëdha. Përmes një postimi në Facebook, ish-kandidati për deputet nga radhët e VV-së, tha se qytetarët po presin ndihmë nga Ministria e Bujqësisë dhe Qeveria, transmeton Klankosova.tv. “Furtunë me breshër shkatërrues në Istog! Breshëri i madh ka shkatërruar pothuajse të gjitha prodhimet bujqësore dhe serrat! Qytetarët presin ndihmë nga Ministria e Bujqësisë dhe Qeveria!”, ka shkruar ai.