Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

BE-ja gjobit AliExpress me 550 milionë euro

NULL NULL
20.07.2026 14:03

Komisioni Evropian ka gjobitur platformën online AliExpress me 550 milionë euro, pasi ka vlerësuar se kompania nuk ka parandaluar në mënyrë efektive shitjen e produkteve të paligjshme, të pasigurta dhe të falsifikuara.

Vendimi është pjesë e masave më të gjera të Bashkimit Evropian ndaj platformave kineze të tregtisë online, me qëllim forcimin e kontrolleve dhe rregullave për importet.

Sipas Komisionit Evropian, hetimi i nisur në vitin 2024 ka zbuluar se AliExpress nuk kishte krijuar një sistem efikas për identifikimin dhe largimin e produkteve të ndaluara nga platforma.

Hetuesit kanë gjetur se në platformë vazhdonin të shiteshin produkte të rrezikshme, përfshirë lodra të pasigurta dhe produkte kozmetike me rrezik për konsumatorët. Gjithashtu, disa shitës dyshohet se kanë keqklasifikuar produkte për të shmangur kërkesat më të rrepta ligjore, shkruan Index, transmeton Klankosova.tv.

AliExpress ka kundërshtuar vendimin, duke thënë se ka investuar në sigurinë e produkteve dhe mbrojtjen e konsumatorëve, ndërsa e ka cilësuar gjobën si “të pabarabartë”.

Kompania duhet që deri më 20 tetor 2026 t’i paraqesë Komisionit Evropian një plan veprimi për adresimin e problemeve të identifikuara.

 

lajme të ngjashme