Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“VV po kërkon ta shtyjë afatin e konstituimit të Kuvendit, i konvenon edhe partive tjera” (VIDEO)

NULL NULL
20.07.2026 13:48

Data 7 gusht është afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Me këtë rast, ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, duket se këtë afat do ta shfrytëzojë deri në fund, për një arsye.

Sipas ish-kryetares së KQZ-së Valdete Daka, partia në pushtet po kërkon që ta shtyjë afatin sa më shumë.

“Dhe në qoftë shkojmë në zgjedhje, e si duket do të shkojmë në zgjedhje të arrihet afati i kërkuar i partisë në pushtet, pra pushimet kur vijnë mërgimtarët”, u shpreh Daka në Kosova Today në Klan Kosova.

E derisa sipas gazetarit Shkumbin Kajtazi, kjo zhagitje po i konvenon edhe dy partive të mëdha.

“PDK-së që në këtë rast synon që sidomos çështja e presidentit të vije në diskutim pas vendimit të Gjykatës Speciale, derisa LDk-së po i konvenon sepse janë në një proces të brendshëm, krucial për partinë”, tha Kajtazi në Klan Kosova.

lajme të ngjashme