Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gashi paralajmëron prokurorët: Askush s’do të lejohet ta keqpërdorë autoritetin që i jep ligji VIDEO)

NULL NULL
20.07.2026 12:15

Kryeprokurori i ri i shtetit, Zejnullah Gashi, iu drejtua për herë të parë prokurorëve në mbledhjen e sotme të Këshillit Prokurorial të Kosovës, pas marrjes së detyrës si udhëheqës i Prokurorit të Shtetit.

Në fjalën e tij të parë para KPK-së, Gashi dërgoi një mesazh për prokurorët.

“Sot nga këtu do t’i drejtohem secilit prokuror me një mesazh të qartë, si kryeprokuror i shtetit do të jem i përkushtuar për të mbështetur secilin nga ju që ushtroni detyrën me profesionalizëm, integritet, paanshmëri dhe guxim”, tha Gashi.

Kryeprokurori Gashi dha edhe një paralajmërim për prokurorët.

“Nuk do të lejohet askush që ta keqpërdorë autoritetin që i jep ligji”, tha ai.

Sipas Gashit, qasja e tij si kryeprokuror do të bazohet në punë dhe jo në deklarata.

“Për ata që më njohin, e dinë që qasja ime si prokuror dhe kryeprokuror ka qenë dhe mbetet e njëjtë: prokurori duhet të flasë vetëm përmes punës. Besueshmëria në profesionin tonë nuk ndërtohet me deklarata apo retorikë, por me profesionalizëm, integritet dhe rezultate”, tha Gashi.

Ndiqni kronikën e plotë:

 

lajme të ngjashme