Spanja në luftë me zjarre të mëdha, digjen mijëra hektarë NULL NULL 19.07.2026 14:32 19.07.2026 14:32 Zjarre të fuqishme kanë përfshirë disa vendbanime në Spanjë, duke bërë që të digjen rreth 50 mijë hektarë në mbarë vendin. Situata e vështirë me flakët ka bërë që të evakuuohen banorët e disa fshatrave. Dy zjarre të mëdha kanë mbetur aktive në Spanjën verilindore dhe qendrore, me shërbimet e emergjencës që janë përqendruar në një zjarr pranë La Mierla në provincën e Guadalajara dhe një tjetër pranë Orés në provincën e Zaragozës. Së bashku, ato janë tashmë ndër zjarret më shkatërruese të vendit këtë vit, raprton Euronews. Zjarri pranë La Mierla, rreth 100 kilometra në verilindje të Madridit, filloi të enjten dhe ka djegur pothuajse 9,900 hektarë, sipas shifrave të fundit zyrtare, derisa gjatë orëve të para të së dielës, zjarrfikësit u përqendruan në dy zona. Përhapja e madhe e zjarrit ndihmohej edhe nga erërat e forta mbi këtë rajon, duke vështirësuar lokalizimin e flakëve. Garda Civile e Spanjës po heton shkakun, derisa autoritetet besojnë se zjarri mund të ketë filluar gjatë punimeve bujqësore në sezonin e verës. Rreth 450 zjarrfikës dhe personel emergjence janë të përfshirë në operacion, duke monitoruar nga afër ndryshimin e erërave për të parandaluar shpërthimet dhe për të mbrojtur banorët.