Vdes “gruaja e pëllumbave” te Home Alone NULL NULL 17.07.2026 17:44 17.07.2026 17:44 Aktorja e njohur irlandeze Brenda Fricker ka vdekur të enjten në Dublin, në moshën 81-vjeçare. Fricker u bë aktorja e parë irlandeze që fitoi një çmim Oscar për rolin e saj në filmin “My Left Foot” (1989), përkrah Daniel Day-Lewis. Ajo fitoi zemrat e publikut edhe me rolin e “Zonjës së Pëllumbave” në filmin e famshëm “Home Alone 2: Lost in New York”. Agjenti i saj, Phil Belfield, e konfirmoi vdekjen e saj dhe e përshkroi si një artiste të jashtëzakonshme. Gjatë karrierës së saj të gjatë, Fricker mori shumë vlerësime dhe u rendit ndër aktoret më të mëdha irlandeze të të gjitha kohërave.