Sonte në Rubikon: Kush po përfiton nga mashtrimet në internet? NULL NULL 17.07.2026 16:10 17.07.2026 16:10 Në emisionin e sotëm Rubikon në Klan Kosova, temë diskutimi do të jetë çështja e përfitimeve nga mashtrimet online. Do të diskutohet për profilet e rreme nëpër rrjete sociale, kush qëndron para tyre dhe se sa janë të rrezikuar qytetarët nga këto mashtrime. – Si po përdoren profilet e rreme për ta orientuar opinionin publik? – Kush qëndron prapa tyre dhe çfarë synimesh fshihen pas këtij aktiviteti? – Sa të rrezikuar janë qytetarët nga mashtrimet dhe krimet kibernetike? – Dhe si mund t’i dallojmë në kohë për të mos rënë pre e tyre? Paneli përbëhet nga Valon Kerolli, Arbër Ramadani, Gonxhe Sylaj, Diamant Bajra dhe Dren Gërguri. Klan Kosova, 20:45.