Fushtica për Klanin: Shtëpitë e rrezikuara për shembje në rrugën ‘A’ do të rrëzohen nesër (VIDEO) NULL NULL 17.07.2026 15:53 17.07.2026 15:53 Shtëpitë e rrezikuara nga shembja e dheut në rrugën “A” do të rrëzohen nesër, ka bërë të ditur për Klan Kosova, drejtori i Emergjencave, Lulzim Fushtica. Ai tha se banorët e këtyre shtëpive janë evakuuar prej dy vitesh dhe se komuna ka marrë masa për subvencionimin e qirasë së tyre. “Banorët janë të evakuuar që dy vite dhe nuk ka pasur asnjë rrezik për jetën apo sigurinë e qytetarëve apo të rrethinës. I kemi marrë të gjitha masat”, ka deklaruar Fushtica për Klanin. Sipas tij, pas vlerësimit të rrezikut është vendosur që objektet të largohen për të parandaluar pasoja më të mëdha. “Këto shtëpi janë në pronë komunale dhe janë ndërtime pa leje. Drejtoria e Inspeksionit ka nxjerrë vendim që nesër do t’i rrëzojë këto shtëpi dhe do të largojë rrezikun permanent që mund t’i shkaktohet kësaj hapësire dhe sigurisë publike në përgjithësi”, tha mes tjerash Fushtica.