Pejë: Aktakuzë ndaj një burri për dhunim të bashkëshortes, ngarkohet edhe me vepra të tjera penale NULL NULL 17.07.2026 14:24 17.07.2026 14:24 Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet Xh.Sh., nën dyshimin se ka kryer veprat penale të dhunimit, dhunës në familje dhe mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se më 22 dhe 23 shkurt 2026, në Pejë, në cilësinë e bashkëshortit të viktimës, me përdorim të forcës dhe kanosjes e ka detyruar atë të kryejë veprime seksuale pa pëlqimin e saj. “Po ashtu, sipas aktakuzës, i pandehuri ngarkohet se, për një periudhë të caktuar kohore, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke cenuar sigurinë dhe mirëqenien e saj në kuadër të marrëdhënies familjare”, thotë Prokuroria, transmeton Klankosova.tv. Aktakuza e ngarkon të pandehurin edhe për mbajtje të paautorizuar të armëve, pasi gjatë veprimeve hetimore të Policisë së Kosovës janë sekuestruar armë zjarri, municion dhe mjete të tjera që dyshohet se i posedonte në kundërshtim me ligjin. “Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurin Xh.Sh ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprat penale për të cilat akuzohet”, thuhet në postimin në Facebook./Klankosova.tv