Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtëpia drejt shembjes në Rrugën A, pronarja: Jemi njoftuar mbrëmë nga fqinjët

NULL NULL
17.07.2026 14:32
Foto ilustruese

Një shtëpi rrezikon të shembet në Rrugën A në kryeqytet.

E kjo ka alarmuar policinë dhe zjarrfikësit, të cilët dolën në vendin e ngjarjes.

Komandanti i Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka folur për Klankosova.tv lidhur me rastin.

“Nuk ka qenë intervenim. Zjarrfikësit janë thirrur për arsye të sigurisë me qenë aty”, deklaroi ai.

Shkurtimisht rreth kësaj ngjarje u prononcua për Klankosova.tv edhe drejtori i Emergjencave në Kryeqytet, Lulzim Fushtica.

“Ekipet janë në vendin e ngjarjes”, tha ai, pa dhënë detaje tjera.

E sipas pronares së shtëpisë, deri në këtë gjendje ka ardhur si pasojë e punimeve në afërsi të shtëpisë.

Ajo tregoi edhe se si kohë më parë ka ndodhur rasti i parë i shembjes.

“Është ndalur rryma. S’kemi ditë kah me ia mbajtë. Stres, ankth, mërzi. Edhe kanë ardhë Drejtoria Emergjencave të cilët i falënderoj, kanë ardhur në kohë rekord edhe na kanë evakuuar prej shtëpisë edhe na kanë thënë me gjetë një vendbanim të përkohshëm”, deklaroi ajo për “Dukagjini”.

“Të nesërmen kanë ardhur prapë me Drejtorinë e Investimeve Kapitale edhe i kanë vendosur shiritat”, shtoi ajo.

Pronarja theksoi se edhe pas rekomandimit të Drejtorisë së Emergjencave që me u ndërpre punimet, ato kanë vazhduar nga menaxheri i kontratës dhe si pasojë ka rënë muri i përparmë i shtëpisë.

“Bile ka hyrë edhe në thellësinë e themelit të shtëpisë. I kam njoftuar zyrtarët komunalë në atë kohë… unë s’kam qenë në shtëpi, besoj që kanë ardhur. Nuk më kanë njoftuar, a kanë ardhur apo jo nuk e di”, deklaroi ajo.

Duke qenë se në shtëpi ka kohë që nuk jetojnë pronarët, për shkak të rrezikut nga shembja, pronarja tha se mbrëmë është njoftuar nga fqinjët se shtëpia nisi të shembej.

Klankosova.tv është në pritje të një përgjigje edhe nga policia lidhur me rastin në fjalë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme