Terras reagon ashpër ndaj deklaratës së Paunoviqit: E turpshme, shkatërron besimin në dialog NULL NULL 16.07.2026 22:18 16.07.2026 22:18 Raportuesi për Kosovën në PE, Riho Terras. Foto: Bashkimi Evropian Deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha se nëse do të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, në vitin 1998-të do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”, ka shkaktuar reagime të forta në Kosovo e jashtë saj. Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, e ka cilësuar deklaratën si të turpshme dhe paralajmëroi se ajo dëmton seriozisht besimin në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Një deklaratë e turpshme nga një ministre e Serbisë, Snezhana Paunoviq. Kjo e shkatërron seriozisht besimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha Terras në X. Ndërkohë, deklarata e Paunoviqit është adresuar zyrtarisht edhe në Bashkimin Evropian nga kryenegociatori i Kosovës, Agron Bajrami. Sipas tij, deklarata përbën shkelje të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2023 dhe cenon rëndë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Deklarata përbën shkelje të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2023 dhe minon seriozisht dialogun, besimin dhe procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka theksuar Bajrami. A disgraceful statement by a serving 🇷🇸 minister, Snežana Paunović: “If I had been in Milošević’s place in 1998, I would have ethnically cleansed Kosovo.” That really destroys trust in the EU-facilitated dialogue.@eu_enlargement_ @kosovo @EPPGroup pic.twitter.com/nKHv63obCF — Riho Terras (@RihoTerras) July 16, 2026