Sejdiu: Nga 4.2 miliardë euro të Kursimeve Pensionale, 3.8 mld janë jashtë ekonomisë tonë (VIDEO) NULL NULL 16.07.2026 22:10 16.07.2026 22:10 Opinionisti Dardan Sejdiu ka deklaruar se pjesa dërrmuese e mjeteve të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës janë jashtë ekonomisë, duke vlerësuar se gjatë viteve të fundit është dashur të krijoheshin mekanizma për investime zhvillimore. Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Sejdiu tha se pas deklarimeve të kryeministrit në detyrë Albin Kurti për rritjen e mjeteve të Trustit, ai ka analizuar të dhënat e fondit. “Fondi i Kursimeve Pensionale sot i menaxhon 4.2 miliardë euro, që janë kursimet tona pensionale. Prej këtyre 4.2 miliardë eurove, 3.8 miliardë janë jashtë kësaj ekonomie. Nuk po them që të gjitha këto para duhet të kthehen në ekonomi, por për gjashtë vjet një qeveri është dashur të krijojë së paku një instrument financiar që Trusti, në kuadër të politikave të tij investive, të shohë potencial për të investuar në ndonjë projekt zhvillimor në Kosovë”. “Për 24 vitet e fundit, prej kur Trusti ka mbledhur kursime pensionale, kur e bëjmë kalkulimin e kthimit të njësisë në investime, jemi në garë me inflacionin. Nuk jemi duke kompensuar dhe rritur vlerën, porm jemi në garë me inflacionin”, tha Sejdiu. Sipas tij, nuk është arsye për krenari që miliarda euro të kursimeve pensionale të qytetarëve mbeten jashtë ekonomisë vendore, duke theksuar se disa shtete i përdorin fondet pensionale si instrument për financimin e projekteve përmes borxhit të brendshëm publik. /Klankosova.tv