Tragjike: 19-vjeçari vdes si pasojë e një aksidenti në rrugën Elbasan – Librazhd NULL NULL 16.07.2026 18:58 16.07.2026 18:58 Një 19-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Elbasan-Librazhd, konkretisht në fshatin Mengël. Automjeti të cilin e drejtonte K.B, ka dalë nga rruga me ç’rast i riu ka humbur jetën. Lidhur me rastin është deklaruar edhe policia. “Në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në fshatin Mengël, automjeti që drejtohej nga shtetasi K. B., 19 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. B. ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, njofton Policia e Shtetit. /Klankosova.tv